Tek Albanian Motor Company, çdo makinë që merr çelësin, merr edhe sigurinë e certifikuar me COC
Në një kohë kur tregu i makinave është më dinamik se kurrë dhe opsionet janë të shumta, siguria duhet të mbetet gjithmonë prioriteti kryesor për çdo drejtues automjeti dhe për çdo familje.
Albanian Motor Company, një nga emrat më të besuar në tregun shqiptar të automjeteve të reja, është e përkushtuar të ofrojë vetëm automjete të certifikuara sipas standardeve më të larta evropiane të sigurisë.
Çfarë është COC dhe pse ka rëndësi?
COC (Certificate of Conformity) është Certifikata e Konformitetit, një dokument zyrtar që dëshmon se automjeti përmbush të gjitha kërkesat teknike dhe standardet e sigurisë të Bashkimit Evropian.
Një makinë pa COC mund të duket si një zgjedhje e shpejtë apo e leverdishme, por realisht mund të mos ketë të certifikuar sistemet më jetike të sigurisë, si:
- Sistemi i frenimit
- Airbag-ët
- Sistemet e ndriçimit
- ISOFIX për sigurinë e fëmijëve
- Shasia dhe struktura mbrojtëse e mjetit
Një fushatë për ndërgjegjësim dhe siguri
Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e COC, Albanian Motor Company ka nisur një fushatë komunikimi sensibilizuese, që thekson qartë dhe thjesht:
“Një makinë e re, pa COC? Nuk është zgjedhje, është rrezik!”
Përmes postimeve informuese, reels dhe videove të shkurtra, AMC po edukon publikun mbi pasojat e mundshme të drejtimit të një automjeti që nuk ka kaluar certifikimin për elementët bazë të sigurisë.
Në një prej mesazheve kyçe të fushatës thuhet:
“Një airbag i pacertifikuar është një rrezik që shfaqet pikërisht kur ke më shumë nevojë për të. Siguria nuk është luks. Është nevojë.”
Zgjidh automjetin që të jep siguri, jo vetëm komoditet
Duke ofruar vetëm makina të pajisura me COC zyrtare, Albanian Motor Company jo vetëm që përmbush standardet ligjore dhe teknike, por kujdeset për jetën dhe sigurinë e klientëve të saj.
Ky përkushtim shkon përtej shitjes, është pjesë e vlerave të kompanisë dhe besimit që ka ndërtuar ndër vite.
Zgjidh makinën që është certifikuar për të mbrojtur ty dhe ata që do.
Zgjidh një makinë me COC, vetëm te Albanian Motor Company.








